Ujkani kërkohet në Turqi

Samir Ujkani është afatin kalimtar dhe janari mund ta gjejë me ekip të ri.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës mund të bëhet pjesë e kampionatit turk. Ujkani sipas një lajmi të botuar në gianlucadimarzio.com është në listën e Kayserisporit, raportojnë mediet e huaja.

Një mundësi më është rikthimi në Belgjikë te Standardi.

Ujkani u rrit si futbollist në ekipet zinxhir të Ingelmunsterit dhe Anderlechtit. Për 27-vjeçarin së fundi interesohet edhe Latina.

Samir Ujkani kaloi gjysmën e sezonit te Genoa në huazim, por pa pasur mundësinë të luante në ndonjë ndeshje zyrtare qoftë edhe një minutë të vetëm.