Ujkani flet pas debutimit te Kosova me pozitë të re: I veçantë nderimi i Dardanëve

Samir Ujkani ka debutuar mbrëmjen e së djelës në rolin e drejtorit sportiv të përfaqësueses së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-portieri shkruan se ndjehet shumë i lumtur për këtë detyrë të re që i është besuar, ndërsa falenderon tifozët “dardanë” për mbështetjen e treguar.

“Mbrëmë nisa një rrugë të re në karrierën time në futboll. Për herë të parë isha në bankën e Kombëtarës së Kosovës, jo si futbollist por në një pozicion tjetër, prandaj emocionet ishin të mëdha e të jashtëzakonshme”.

“Mbrëmja u bë edhe më e veçantë nga nderimi që mora nga tifo-grupi ynë “Dardanët” të cilët dua t’ i falënderoj përzemërsisht.  Fitorja ndaj Israelit e bëri më të ëmbël “debutimin” tim në një rol tjetër, prandaj do ta mbaj në mend përgjithmonë”.

“Në fund dua që edhe një herë t’ i falënderoj të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar për sakrificën, angazhimin, punën dhe triumfin e përbashkët.  Sfida të reja na presin të gjithëve së bashku! Përjetësisht mirënjohës”-shkruan Samir Ujkani.

 

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për dy finalet ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe

FFK me reagim për gjendjen e fushës ‘Fadil Vokrri’: Stadiumi nuk është pronë e jona