Ujkani drejt Latinas

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, shumë shpejtë do të largohet nga Genoa.

Sipas një raportimi në ‘Sky Sport’, skuadra Latina shumë shpejt mund të ketë një portier të ri dhe ai është Samir Ujkani i Genoas, shkruan calciomercato.com.

27 vjeçari nuk po gjen vend te Genoa dhe do të donte një shans për luajtur më shumë dhe kjo skuadër mund t’ia jap këtë mundësi.

Në orat e ardhshme pritet të ketë më shumë detaje për këtë transferim. /olle/