UEFAi konfrimon Kosovën

Kosova pritet të mësojë vendimin në lidhje me pranimin në UEFA në mbledhjen e caktuar për 3 maj nga Federata Evropiane e futbollit.

Reuters ka konfirmuar datën kur do të vendoset për aplikacionin e Kosovës, gjithashtu edhe “dailymail” ka bërë të ditur këtë.

Në rast të pranimit, Kosova do të ketë të drejtë të marrë pjesë në ciklin e eliminatoreve për Kampionatin botëror 2018 në Rusi, edhe pse shorti i fazës së grupeve tashmë është tërhequr.

Reuters ka transmetuar fjalët e një zëdhënësi të UEFA-së. “Nëse aprovohet Kosova si anëtare e UEFA-së, pritet që ata të kërkojnë anëtarësimin e plotë në FIFA, që do të iu lejonte atyre pjesëmarrjen në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.