UEFA zemërgjerë, shpërndanë 30 mijë bileta falas për katër finalet e mëdha evropiane

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar se do të shpërndajë 30 mijë bileta falas për finalet e garave.

10 mijë bileta falas do të jenë në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve, 8 mijë për finalen e Ligës së Evropës dhe 6 mijë për finalen e Ligës së Konferencës së Evropës dhe finalen e Ligës së Kampionëve për Femra.

Kjo në shenjë mirënjohjeje nga UEFA për mbështetjen që tifozët kanë dhënë gjatë krizës së madhe të pandemisë.

Shtëpia Evropiane e Futbollit, në njoftimin e lëshuar, bën të ditur se biletat nuk do t’u jepen sponsorëve, partnerëve apo zyrtarëve të klubit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha se tifozët janë “gjaku” i lojës.

“Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës dhe ne menduam se do të ishte një mënyrë e mirë për të njohur vështirësitë që ata kanë përjetuar gjatë dy viteve të fundit dhe se si ata megjithatë arritën të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë pasionin e tyre, edhe kur janë larg stadiumeve”.

“Tifozët janë duke luajtur një rol integral në zhvillimin e futbollit dhe ne duhet të sigurojmë që mbështetësit besnikë të udhëtimit të mund të marrin pjesë në momente historike për ekipet e tyre të dashura me çmime të përballueshme”.

Gjilani blindon yllin e skuadrës me një kontratë të re tri vjeçare

Ishte ndërprerë vetëm shtatë minuta pas fillimit të saj, FIFA merr vendim për ndeshjen Brazil – Argjentinë