UEFA zbulon pse Kosova nuk i ka ngjyrat e flamurit të saj ashtu si shtetet e tjera

UEFA të martën e ka lëshuar një promo për Kampionatin Europian “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

 

Në këtë promo bie në sy video e prezantuar ku Republika e Kosovës është e vendosur si pjesë e shtetit të Serbisë.

KALLXO.com e ka pyetur UEFA-n se përse Kosova nuk i ka ngjyrat e flamurit të saj ashtu siç i kanë shtetet e tjera.

UEFA është përgjigjur duke thënë se kanë dallim zona e Kosovës me të Serbisë.

“Kosova është e definuar në hartë si një zonë e kaltër me pika ndërsa Serbia është definuar me ngjyrë të kaltër, me vija të kuqe dhe të bardha, kështu që ekziston një dallim i qartë mes dy vendeve kur harta është plotësisht e animuar”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për KALLXO.com

FFK ka thënë se janë në kontakt me UEFA-n dhe presin që së shpejti ta përmirësojnë këtë gabim.

“Jemi në kontakt me UEFA-n për këtë çështje. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm dhe tashmë është duke u punuar që ky gabim të përmirësohet. Kosova e ka stemën e vet në selinë e UEFA-s sikurse 54 federatat e tjera, por promo është bërë nga një kompani e kontraktuar nga UEFA dhe tani zyrtarët e këtij institucioni janë duke punuar në përmirësimin e kësaj videoje promovuese të Kampionatit Evropian 2024”, thuhet në përgjigjen e FFK-së për KALLXO.com

Probleme te Suedia, pritet t’i mungojë mbrojtësi kryesorë

Gavi thyen rekordin historik te Spanja i cili u mbajt plot 85 vite