UEFA zbulon ndarjen dhe çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, tifozët nuk janë të lumtur

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA është goditur nga tifozët pas konfirmimit të çmimeve të biletave dhe ndarjes së tyre për finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.

Anglezët e Liverpoolit dhe Manchester Cityt gjenden në gjysmëfinale, së bashku me klubet spanjolle, Villarrealin dhe Real Madridin.

Finalja do të zhvillohet në Stade de France më 28 maj, pasi u zhvendos nga Gazprom Arena në Shën Petersburg pas pushtimit rus të Ukrainës.

Tani është konfirmuar se gjithsej 52 mijë bileta do të vihen në dispozicion të tifozëve për t’i blerë nga kapaciteti i prej 75 mijë vendesh i Stade de France.

23 mijë biletat e mbetura do t’u jepen federatave kombëtare, partnerëve tregtarë, transmetuesve dhe programit zyrtar të mikpritjes së UEFA-s.

Nga 52 mijë biletat e parapara për tifozët, 40 mijë do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy klubeve në finale.

12 biletat e mbetura do t’u ofrohen tifozëve neutral në mbarë botën.

UEFA ka konfirmuar se nga 20 mijë bileta për çdo klub, 10 mijë bileta do të jepen falas ‘për të shpërblyer shpirtin e lojës për mbështetjen e tyre besnike gjatë pandemisë’.

Kategoritë e çmimeve për biletat për publikun e gjerë janë si më poshtë:

Kategoria 4: 70 euro

Kategoria 3: 180 euro

Kategoria 2: 490 euro

Kategoria 1: 690 euro

Biletat me qasje për tifozët me aftësi të kufizuara janë në dispozicion për 70 euro.

Biletat shiten përmes një sistemi online në faqen zyrtare të UEFA-s nga ora 13:00 të mërkurën deri në orën 13:00 të enjten, më 28 prill.

UEFA është përballur me kritika nga tifozët si për çmimin e biletave ashtu edhe për ndarjen për dy klubet e përfshira.

Ndryshe, City pret Real Madridin në ndeshjen e parë të gjysmëfinale të martën, ndërsa Villarreali udhëton për t’u përballur me Liverpool në Anfield të mërkurën, në javën e ardhshme./Telegrafi/

Boksierët e Kosovës e mbyllin Kampionatin Evropian me dy medalje të bronzta

Punëtorët sportivë që kanë paga nën 1000 euro mund t’i marrin shtesat nga Qeveria e Kosovës, kjo është procedura e aplikimit