UEFA zbardh emrin e gjyqtarit të finales së Superkupës së Evropës

Superkupa e Evropës zhvillohet këtë vit mes Chelsea dhe Villarreal. Kjo finale luhet të mërkurën, më 11 gusht, në stadiumin “Windsor Park”, në Belfast të Irlandës së Veriut.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA -s ka njoftuar, se Sergei Karasev (Rusi) do të vendos drejtësinë në ndeshjen e Superkupës së Europës mes Chelsea dhe Villarreal, e cila zhvillohet të mërkurën, më 11 gusht, në stadiumin “Windsor Park”, në Belfast të Irlandës së Veriut.

Karasev është 42 vjeç dhe drejton ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2009. Rregullisht ai gjykon ndeshje në UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe takimet e ekipeve kombëtare.

Ai vendosi drejtësi në tri ndeshje në “EURO 2020” këtë verë, përfshirë ndeshjen e raundit të 16 -të midis Holandës dhe Republikës Çeke dhe veproi si arbitër i katërt në tre ndeshje të tjera gjatë turneut.

Featured image of article: UEFA zbardh emrin e arbitrit të finales së Superkupës së Europës

Në ndeshjen e Superkupës, Karasev do të ndihmohet nga bashkëkombasi Igor Demeshko dhe Maksim Gavrilin, ndërsa Alexey Kulbakov (Bjellorusia) do të jetë zyrtari i katërt.

Roli i ndihmësit të video-arbitrit (VAR) është caktuar Marco Fritz (Gjermani) dhe ai do të shoqërohet nga Pawel Gil (Poloni) dhe Massimiliano Irrati (Itali).  Ndihmësi i gjyqtarit rezervë Filippo Meli (Itali) përfundon formacionin e saj UEFA.

Odise Roshi gjen skuadër të re, do të luajë në Turqi

FFK shet drejtat televizive të Superligës dhe Ligës së Parë për 600 mijë euro, ja kush do t’i transmetojë ndeshjet