UEFA Regions’ Cup, Shqipëria e futbollit amator synon të jetë surpriza e turneut

Kombëtarja shqiptare e futbollit amator vazhdon përgatitjet për raundin e ndërmjetëm të kompeticionit UEFA “Regions’ Cup”. Që do të zhvillohet nga datat 14-20 gusht në Bosnje Hercegovinë. Aty ku Shqipëria bën pjesë në Grupin 5, së bashku me Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Skuadra kuqezi e krijuar këtë vit nga FSHF, bëri një paraqitje mjaft të mirë në raundin para-eliminator të grupit A. Pasi regjistroi dy fitore (Armeni-Shqipëri 0-4, Shqipëri-Estoni 1-0) dhe u rendit e para e grupit me 6 pikë. Duke lënë pas Armeninë e Estoninë, dhe duke u kualifikuar kështu në raundin e ndërmjetëm.

Në rast se ekipi kuqezi e mbyll raundin e ndërmjetëm si vendi i parë në grup, do të sigurojë për herë të parë kualifikimin historik në fazën finale të UEFA “Regions’ Cup”.

Dy trajnerët e kombëtares shqiptare të futbollit amator, Ardian Haçi dhe Igli Mumajesi, folën për fshf.org në lidhje me sfidat e radhës. Duke treguar për gjendjen e skuadrës dhe duke shpalosur njëkohësisht edhe objektivat e kuqezinjve.

Haçi dhe Mumajesi nuk i fshehin ambiciet për një sukses në pjesëmarrjen e parë në këtë turne ndërkombëtar. Dhe shprehin bindjen se kjo skuadër mund të shkojë larg, deri në fazën finale të UEFA Regions’ Cup. Që do të ishte një arritje historike për futbollin amator shqiptar.

Lexo edhe: 

HAÇI – “Kombëtarja e futbollit amator të Shqipërisë është krijuar për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar. Dhe nuk ka pushuar së punuari që nga ajo periudhë e deri më sot. Në muajin maj ne kaluam turin para-eliminator që u zhvillua në Shqipëri. Ku zumë vendin e parë.

Tani jemi në turin e ndërmjetëm për t’u kualifikuar në finalet e Europianit që zhvillohet vitin tjetër. Aktualisht, që nga muaji maj e deri më sot, ne kemi vazhduar intensivisht përgatitjet. Me një plan stërvitor të detajuar.

Plan që ka bërë të mundur përzgjedhjen e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event. Që do të zhvillohet në datat 14-20 gusht.

Pritshmëritë dhe e ardhmja? Mendoj se e ardhmja e saj do të jetë edhe më e mirë, pasi është rritur interesi për të luajtur në futbollin amator.

Aktualisht ka një fluks të madh kërkesash për të luajtur në Sunday League. Pasi në përgjithësi lojtarët janë përzgjedhur nga Sunday League. Mendoj që e ardhmja do të jetë e ndritur”.

MUMAJESI – “Pas punës kolosale që u bë mbi përzgjedhjen e lojtarëve që do të merrnin pjesë në turin e parë para-elIminator, ne tashmë e kemi ngritur një database mbi këtë Kombëtare. Që është përfaqësuese për turneun “Regions’ Cup”. Në këtë database ne punojmë dhe e modifikojmë, e pasurojmë herë pas here me lojtarë që ne e shohim të arsyeshme t’i thërrasim në këtë Kombëtare.

Dhe pasi përzgjodhëm një grup djemsh prej 24 lojtarësh, ne ndërtuam një plan të detajuar pune mbi të cilin do të punonim në këtë fazë 2 mujore. Nga të cilët do të zgjidhnim 18 lojtarët që do të jenë përfaqësues të kësaj Kombëtareje në turneun “Regions’ Cup”. Që do të zhvillohet në Bosnje.

FBK nderon me mirënjohje klubin 3×3 Prishtina

U mbajt seminari për trajnerë me instruktorin Klaus Stark