UEFA publikon formacionin më të mirë në fazën e grupeve, si rrallë herë mungojnë Messi e Ronaldo

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Si rrallë herë, në këtë formacion mungojnë Cristiano Ronaldo si dhe Lionel Messi, shkruan Gazeta Olle.

Në formacion, në portë gjendet, Navas, ku së bashku me Mbappe dhe Juan Bernat vijnë nga ekipi i PSG-së.

Në këtë formacion, edhe skuadra holandeze Ajax prezantohet me dy futbollistë, Ziyech dhe Tagliafico.

Kurse, duhet përmendur edhe sensacionin e kësaj faze, anëtarin e Salzburgut, Haaland.