UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve, shumë befasi (FOTO)

UEFA ka zbuluar formacionin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017. Real Madrid fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në finale Juventusin, 4:1.

Mbretërit bëhen skuadra e parë që fiton dy herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve.

E lojtari më i rëndësishëm i Realit këtë edicion, doli të jetë sërish Cristiano Ronaldo, që ishte vendimtar me gola në ndeshjet e fazës finale.

Këto paraqitje ia siguruan portugezit një vend në ekipin e sezonit në Ligën e Kampionëve.

Në sulm me të është edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

messi 1212

Formacioni dominohet nga “Los Blancos”, që e fituan Championsin.

Plot tetë lojtarë të Real Madridit, janë pjesë e këtij formacioni.