UEFA pritet t’i largojë gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller ka dhënë një intervistë për “Reuters”.

Ai ka thënë se për ekipet që i janë bashkuar Superligës Evropiane, pritet largimi nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.

“Klubet duhet të largohen dhe unë pres që kjo të ndodh të premten” – tha Moller.

Kjo i bie që Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City të eliminohen, dhe sipas gjasave PSG të shpallet kampion automatikisht.

Kujtojmë se PSG nuk është e përfshirë në Superligën Evropiane.

Përveç PSG, ekipet tjera që s’po e përkrahin këtë ligë janë Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

/Gazeta Olle/