UEFA po merret me incidentin Malit të Zi – Rusi

Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës ruse dhe asaj të Malit të Zi pas ndërprerjes së ndeshjes të premten mes këtyre dy përfaqësueseve.

Ndeshja në Podgoricë u ndërpre në minutën e 67-të pasi futbollisti rus, Dimitri Kombarov, u godit nga një objekt nga tifozët duke nxitur përleshje mes lojtarëve në fushë, transmeton koha.net.

Federata e Futbollit të Malit të Zi akuzohet për shkak të mos-organizimit të mirë të ndeshjes që nuk u zhvillua deri në fund dhe për hedhjen e gjërave nga tifozët. Ajo e Rusisë akuzohet po ashtu për hedhjen e fishekzjarrëve dhe objekteve tjera nga tifozët.

Rusia ka bërë ankesë zyrtare duke kërkuar fitoren në tavolinë.