UEFA përzgjedhë katër ndeshjet më interesante të vitit

Shoqata e Futbollit Evropian, UEFA, i ka përzgjedhur katër ndeshjet më interesante të vitit, për epitetin e takimit më të mirë të vitit 2015.

Ato janë Bayer Leverkusen-Roma 4:4 (golin e barazimit në fund e realizoi Admir Mehmedi), Chelsea-PSG 2:2, Real Madrid-Schalke 3:4 dhe Barcelona-Sevilla 5:4.

Tri ndeshjet e para janë luajtur në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa kjo e katërta në finalen e Superkupës së Evropës. /Olle