UEFA për supergolin e Asanit: A do të jetë më i miri i këtij raundi?

Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani shënoi një tjetër gol të bukur gjatë së enjtes, në sfidën ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja shqiptare fitoi ndeshjen 3:0 duke u afruar në kualifikimin Evropian, në pozitën e parë me 13 pikë të grumbulluara.

Në këtë ndeshje Asani realizoi një tjetër supergol, në minutën e 9′, duke shkaktuar reagime të mëdha.

UEFA doli me pyetje “A do të jetë goli më i mirë i këtij raundi?

“Jasir Asani me një tjetër supergol”, shkruan UEFA në rrjetin social Facebook

Risia dhe befasia e Kosovës – Kush është Altin Zeqiri?

Duka përqafon lojtarët pas ndeshjes, festojnë të gjithë së bashku pas fitores madhështore