UEFA ndryshon organizimin e “Topit të Artë”, shtohen dy çmime të reja

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka njoftuar të premten se në ceremoninë e “Topit të Artë 2024”, do të futen edhe dy çmime të reja, falë bashkëpunimit me “Groupe Amaury”.

Trupi qeverisës i futbollit evropian ka njoftuar për marrëveshjen me mediumin privat francez, që ka nën pronësi edhe kompanitë “France Football” dhe “L’Equipe”.

UEFA njoftoi se do të japin edhe çmimin për trajnerët më të mirë në vitin 2024, në të dyja konkurrencat.

Kjo do të bëhet për të shfaqur kontributin e trajnerëve në suksesin e arritur në fushë.

Pra në total, do të jepen 10-të çmime.

Prishtina e Re triumfon në Shtime dhe vazhdon të jetë lider në Grupin B

Zbulohet numri i fanellës së Mbappes te Real Madridi për sezonin tjetër