UEFA ndan “Çmimin e Presidentit” për mjekët që shpëtuan jetën e Eriksenit

UEFA ka shpërblyer me çmim mirënjohës mjekët që kontribuan në shpëtimin e e jetës së futbollistit të Danimarkës, Christian Eriksen.

Në kronikën e përgatitur nga UEFA, mjekët dhe kapiteni i Danimakës treguan atë që bën si dhe emocionet që përjetuan gjatë aksionit të shpëtimit.

Çmimi i Presidentit Uefa – i cili njeh arritjet e jashtëzakonshme, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë shembullore personale, është ndarë nga nëntë persona që ndihmuan në shpëtimin e jetës së Christian Eriksen, në pasditen traumatike në Kopenhagë.

Morten Boesen, Morten Skjoldager, Mogens Kreutzfeldt, Frederik Flensted, Anders Boesen, Peder Ersgaard, Jens Kleinefeld, Valentin Velikov dhe Simon Kjaer ishin ata që pranuan çmimin.

Shpëtimtarët u përcollën nga një duartorikitje e madhe dhe ngritje në këmbë nga të ftuarit në ceremoni.

Akuza për sulme seksuale, Manchester City pezullon Benjamin Mendyn

Short i ‘çmendur’ në Ligën e Kampionëve, ky është ‘grupi i vdekjes’