UEFA merr vendim, ja kur do të zhvillohet ndeshja e ndërprerë mes Shqipërisë u21 dhe Malit të Zi

Ndeshja e kombëtareve të grupmoshës U-21 ndërmjet  Malit të Zi dhe Shqipërisë do të luhet në qershor të vitit të ardhshëm, është vendimi i autoriteteve nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA). Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e futbollit malazez (FSCG) në faqen e saj zyrtare.

Ndeshja e sotme mes ekipeve nisi në ora 15:00 dhe u ndërprerë pas 27 minutash lojë me rezultat 0-0 për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë penguar zhvillimin e lojës në fushën e stadiumit të qytetit në Podgoricës.

Pas procedurave të detyrueshme, që përfshinin 20 minuta dhe më pas 30 minuta të tjera, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Xhonatan Lardo, mori vendimin për të ndërprerë përfundimisht ndeshjen.

Dueli mes Malit të Zi dhe Shqipërisë do të vazhdojë nga minuta e 27-të, në qershor të vitit të ardhshëm sipas axhendës së FIFA-s në atë periudhë. Pra, për momentin dihet vetëm fakti se ndeshja e ndërprerë do të rifillojë në qershor të 2024-ës, por pa bërë të ditur datën dhe orën.

 

Messi apo Ronaldo? Rivalët do të përballen sërish kundër njëri-tjetrit në Arabi

Kosova – Bjellorusia, formacionet zyrtare: Gliha nuk bën ndryshime nga ndeshja e fundit