UEFA me Chelsean, Manchester Cityn dhe PSG-në

UEFA mund të jetë e vendosur për t’i zbutur rregullat e veta të Fair Play Finaciar (FFP). Presidenti Mishel Platini e ka pranuar dhe një vendim do të merret në muajin qershor.

Rregullat, të cilat janë zbatuar për herë të parë në vitin 2011, u ndalojnë klubeve shpenzime përtej mundësive të tyre, me gjoba të mëdha dhe pezullime të zbatuara në të gjithë garat si në Ligën e Kampionëve ashtu dhe në Europa Ligë, transmeton Gazetaolle.com.

Por shefi i UEFA-s ka thënë RTL se organi qeverisës ka rënë dakord për të shqyrtuar kufijtë e rëndë dhe mund edhe të vendosë për një relaksim të kontrolleve financiare. “Unë mendoj se rregullat që janë bërë janë të mira, por FFP u votua nga klubet”, shpjegoi Platini.

“Shtypi francez e kanë vënë në pikëpyetje atë që Roman Abramovich bënë në Chelsea mund të blejnë lojtarë, ndërsa në Francë ata nuk munden. Sot në Francë ata duan një sistem tjetër, por nëse Qatar (pronarët e Paris Saint-Germain) kishte blerë Milanin ata do të donin një zbatim më korrekt. Edhe italianët duan rregulla më të buta”.

“Ky vendim do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ju do të dini rezultatin në fund të qershorit”.

Ky rregull do tu mundësoj shumë skuadrave që të vazhdojnë me blerjet ashtu siç kanë bërë në të kaluarën. Me shumë përfitojnë ato që kanë pronar arab dhe rusë që nuk i shikojnë edhe aq shpenzimet e duan vetëm suksesin.