UEFA ia beson gjyqtarit kosovar ndeshjen e Conference League

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë ta marrin besimin nga UEFA për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Këtë herë radha është për gjyqtarin Visar Kastrati.

Demokracia.com mëson se ai do të ndajë drejtësinë në sfidën Fola Esch – Tre Fiori FC, që zhvillohet në kuadër të Conference League.

Kastrati do të ndihmohet nga Besnik Morina e Lumturie Muhadri ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Ndeshja do të luhet të enjten nga ora 20:00.

Zyrtare: Kosovare Asllani transferohet te Milani

Publikohet lista e hendbollistëve që marrin pjesë në kamp