UEFA ia beson gjyqtarëve zviceranë drejtësinë në ndeshjen Ballkani – Cluj

Kampioni i Kosovës Ballkani, të enjten e nis nja aventurë të re në futbollin kosovar. Ai do të marrë pjesë në fazën e Grupeve në Conference League, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka që është shortuar në grup me Slavia Prahan, Sivassporin dhe Cluj të enjten zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’u ndeshur me rumunët e Cluj, sfidë kjo që pritet të hapë një dritare në re në historinë e futbollit tonë.

Ndeshja nis nga ora 18:45 dhe tashmë UEFA i ka caktuar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje.

Drejtësia i është besuar gjyqtarit zviceran Urs Schnyder i ndihmuar nga Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin.

Sonte fillon edicioni i ri i Ligës së Kampionëve, zhvillohen këto ndeshje interesante

“Koha e Ronaldos dhe Messit po mbaron”, Mbappe: Të luaj për Realin? Asnjëherë nuk i dihet