UEFA hap procedim disipilinor ndaj Shqipërisë

Shqipëria mund të marrë një gjobë të majme për ngjarjet e pahijshme që ndodhën në ndeshjen me Italinë, në “SIgnal Iduna Park”.

UEFA njoftoi këtë të diel se ka hapur procedimin disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për disa incidente në humbjen 2-1 ndaj të kaltërve, këtë të shtunë.

Afër fundit të ndeshjes, një tifoz shqiptar me flamurin kuqezi në dorë pushtoi fushën, duke bërë që ndeshje të ndërpritej për pak çaste, por nuk është vetëm ky motivimi që Shqipëria mund të dënohet.

Gjatë ndeshjes janë hedhur disa objekte dhe fishekzjarrë ng tifozët shqiptarë.

Sipas UEFA-s, ajo që ndodhi ishte një “transmetim i një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Sllovenia dhe Danimarka luajnë baras

Ashtu siç pritej, Anglia bombardon portën e serbëve