UEFA fton Vokrrin e Salihun në Berlin

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka ftuar kryetarin e Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu që të marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, në Berlin me 6 qershor e ku do të takohen Juventusi dhe Barcelona.

Kjo është hera që parë që UEFA e trajton FFK-në sikurse federata tjera në Evropë.

Lajmi konfirmohet nga vet Fadil Vokrri. “Kemi marrë ftesë për të qenë në finale. Jemi trajnuar sikurse 54 federata e tjera në Evropë, ku ftohen kryetarët dhe sekretarët e federatave”, ka thënë Fadil Vokrri për ‘Kohën Ditore’.