UEFA e dënon Rumaninë me para, në ndeshjen ndaj Kosovës një sektor i stadiumit do të jetë pjesërisht i mbyllur

Federata e Futbollit të Rumanisë ka marrë sërish gjobë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

UEFA ka dënuar rumunët pasi në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë të zhvilluar më 9 shtator pati thirrje raciste dhe diskriminuese, por u shfaqën edhe banderola nga tifozët rumunë.

Mediat rumune kanë raportuar se Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) është dënuar me një shumë prej 52,500 eurove.

Gjithashtu UEFA ka vendosur që ta mbyll një sektor të stadiumit në ndeshjen e ardhshme të Rumanisë që zhvillohet me Kosovën më 15 nëntor.

FRF do të jetë e detyruar të mbyll një sektor të stadiumit prej 3,000 vendeve për sfidën ndaj Kosovës.

Kujtojmë që tifozët rumunë shpalosën pankarta raciste dhe diskriminuese edhe në ndeshjen ndaj Kosovës një vit më parë, derisa ishin dënuar nga UEFA.

Besa Famgas është gati për ndeshjen në Çeki

Superliga rikthehet në aksion, ndeshjet do të luhen në një orar të ri