UEFA e dënon FC Shkupin me gjobë të lartë, kjo është arsyeja

Skuadra shqiptare që garon në kampionatin maqedonas, FC Shkupi është gjobitur me 44.000 euro nga UEFA.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit, shkruan Gazeta Olle.

FC Shkupi është gjobitur për shkak të ngjarjeve të shkaktuara dhe nga tifozët e papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair.

Njoftimi i plotë nga FC Shkupi:


Të dashur tifozë të klubit tonë!

F.C Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000€.

Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim FC SHKUPIN ashtu siç na ka hije.

PËR KAMPIONAT
PËR SHKUPIN


/Gazeta Olle/

Nesër zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë, këto janë delegimet e gjyqtarëve

Kosova U19 i zhvillon dy miqësore me Malin e Zi