UEFA do ta nderojë Diego Maradonën para ndeshjeve të sontme të Ligës së Kampionëve

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, në shtëpinë e tij në Argjentinë.

Për shumë argjentinas dhe adhurues të futbollit në gjithë botën, ai mbetet më i miri në histori të këtij sporti.

Nga ana tjetër, sonte do të zhvillohen disa ndeshje të Ligës së Kampionëve.

 

Në nder të jetës dhe karrierës së Maradonës, UEFA ka vendosur që të mbajë një minutë heshtje para ndeshjeve të sontme.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur italian, Tacredi Palmeri.