UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Bate – Ballkani

Ballkani të enjten do të kompletojë me shumë gjasë kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku do të luajë ndeshjen kthyese ndaj BATE Borisovit.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e Ballkanit me rezultat 4-1, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Mezokövesde në Hungari nga ora 20:00.

Për ndeshjen janë caktua edhe ekipi i gjyqtarëve, ku të gjithë janë nga Estona. Kryesor është Juri Frischer, i ndihmuar nga asistentët Veiko Mytsnik dhe Sander Saga.

Edhe i katërti do të jetë estonezi Kristo Kyllyastinen. Vëzhgues i ndeshjes është Gevorg Hovhannisyan nga Armenia, ndërsa delegat i UEFA-s – Ayan Alzhanov nga Kazakistani.

Skuadra e Ilir Dajës ka zbarkuar të martën në Hungari, ku sot do ta zhvillojë një stëvitje para se të bëhet gati për ndeshjen që zhvillohet nesër (e enjte).

Murat Yakin zbardh listën, fton katër shqiptarë për të luajtur kundër Kosovës

Zyrtare: Admir Mehmedi i jep fund karrierës në moshën 32-vjeçare