UEFA, asnjë fjalë për Kosovën

Ka përfunduar Kongresi i UEFA-s, derisa asnjë fjalë nuk u tha për Kosovën. Presidenti i rizgjedhur edhe për një mandat në krye të shtëpisë së futbollit evropian, Michel Platini, nuk foli asnjë fjalë për futbollin kosovar.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka dërguar kërkesën për aplikim në UEFA, pas takimit me drejtuesit e UEFA-s, të mbajtur javë më parë.

Gjatë kongresit, të pasqyruar live në sajtin zyrtar të UEFA-s, nuk u përmend as ndryshimi i statutit, e as shqyrtimi për anëtarët e rinj. (Gazeta Olle)