Udhëtuan me vetëm pesë lojtarë dhe në fund shënuan fitore

Basketbollistët e New Born nga Prishtina kanë udhëtuar me vetëm 5 lojtar për të zhvilluar ndeshjen me Rahovecin vendas në palestrën sportive ” 13 Qershori ” në Suharekë, tërë ndeshjen kanë luajtur me vetëm aq lojtar, por ky hendikep nuk i ka penguar aspak që në fund të korrin fitoren me rezultat minimal 80 : 81, por me fitore shumë të vlefshme.

Loja ka filluar me dominimin e pesëshen mysafire të cilit në minutën 2 avancojnë 5 : 0, me të pesë pikë të realizuara nga Agron Ademi, ndërkaq në vazhdim të lojës me gjuajtje për tri pikë e rrisin rezultatin në minutën 7 të lojës, dhe avancojnë me 21 : 7, ku nga distanca shënonin Ademi dhe Albatrit Berisha. Basketbollistët vendas me gabime të shpeshta në fazën të mbrojtjes e posaqërisht të sulmit, mundësonin mysafirëve të përmbyllin çerekun e parë me rezultat 13 : 26.

Në çerekun e dytë, vendasit zgjohen nga letargjia dhe fillojnë me lojën më dinamike dhe arrijnë të zvogëlojnë rezultatin në minutën 13 , 23 : 29 përmes Besnik Sharkut , Blerim Delibeqën dhe Arion Ballukut, por mysafirët me realizime të kryesisht trepikëshve e mbajnë ekuilibrin e rezultatit dhe ky çerek ndonëse i takon vendasëve, pjesëloja e parë përmbyllet me 34 : 45 në të mirë të mysafirëve.

Çereku i tretë i takon lojtarëve vendas, të cili përmes Besnik Sharkut dhe Ballukut e zvogëlojnë rezultatin në minutën 27 në vetëm dy pika diferencë , 52 : 54, por të pagabuarit nga distanca, Ademi dhe Fidan Hamiti e përmbyllin çerekun e tretë me rezultat 59 : 64.

Në çerekun e katërt, vendasit të përkrahur nga ato pak shikues suharekas dhe rahovecas, dominojnë plotësisht në parket dhe në minutën 36, Albion Metbala për herë të parë barazon rezultatin, 71 : 71, ndërkaq një minutë më vonë Balluku shënon me depërtim vetjak 74 : 73, ndërkaq Ardit Osmani me trepikëshin e realizuar sjell rahovecasit buzë fitores , 79 : 75, por në minutën 40, Ademi barazon rezultatin 79 : 79. Kur kanë mbetur edhe 32 sekonda deri në fund të ndeshjes, mysafirët shënojnë përmes Hamitit, për 80 : 81. Pesë sekonda para përfundimit Metbala shërben Delibeqën dhe kur pritej fitorja e vendasve, ky ngatërohet dhe rrëzohet, për të mbetet figura tragjike e ndeshjes. (Shaip Shala)