Udhëtoi gjatë nga Amerika, Shaqirit shqetësohet para grumbullimit me Zvicrën

Xherdan Shaqiri kishte një udhëtim të gjatë për të bërë për ndeshjet që Zvicra i zhvillon në kualifikimet për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në vitin 2024.

Ylli i Chicago Fire përveç se duhet të bënte një fluturim të gjatë me aeroplan, atij iu dashtë t’i ndërronte edhe disa trena për të shkuar në hotelin ku po qëndron ekipi i Helvetikëve.

Mirëpo, Blick raporton se gjatë këtij rrugëtimi, Shaqiri ka pasur jo pak probleme me valixhet e tij.

Ai madje e ka humbur një valixhe derisa po largohej nga udhëtimi me tren, drejt hotelit të përfaqësues.

Mediumi zviceran shton më tej se Shaqirit i ka humbur valixhja në Frankfurt, por që do t’i kthehet në mbrëmje, pasi është në pjesën ku grumbullohen ato.

Zvicra më 9 shtator do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Shaqirin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin që përballen me Përfaqësuesen Dardane.

Dardanët U21 nisin përgatitjet për ndeshjet kundër Polonisë dhe Gjermanisë

Dy gola në dy ndeshje dhe gjashtë pikë të siguruara, një mbrojtës po e udhëheq Ferizajn drejt rikthimit në Superligë