Udhëheqësi i Shvercerave, Jusuf Ramadani: Nesër do të organizohemi siç na ka hije, ne luftojmë t’i nderojmë shqiptarët

Skuadra e Shkupit nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Champions League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kroaci përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.

Tifogrupi i zjarrtë shqiptar, “Shvercerat” që në çdo takim përcjellin Shkupin po premtojnë një organizim të madh në takimin e nesërm.

Udhëheqësi i tifozëve, Jusuf Ramadani ka potencuar se është i kënaqur me klubin dhe se shpreson që të kenë edhe më shumë suksese në vijim.

“Klubi i Shkupit në tri-katër vitet e fundit vetëm rritet si klub dhe sjell për çdo sezon lojtarë me kualitet të lartë. Shpresojmë që edhe vitet e ardhshme do të bëhemi edhe më të fortë dhe do kemi edhe më shumë suksese dhe pse jo të kualifikohemi në grupe”, tha Jusuf Ramadani për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai më pas potencoi se klubi i Shkupit dhe Shvercerat gjithmonë luftojnë për të nderuar shqiptarët.

“Ne luftojmë për Shkupin ta nderojmë Shqipërinë”, vazhdoi ai.

Sa i përket organizimit të nesërm, Ramdani  thotë se janë bërë gati për një spektakël të madh në tribuna.

“Ne do organizohemi ashtu siç na ka hije. Do bëjmë spektakël në tribuna dhe presim një rezultat pozitiv. Ne vetëm kemi fillu të organizohemi për transferten e radhës qe do e kemi”, përfundoi ai.

Kujtojmë se tifo-grupi, “Shvercerat” kanë udhëtuar në Zagreb para një jave, ku kishin një paraqitje fantastike në tribunat e stadiumit “Maksimir”.

Nesër, tifozët e Shkupit do të mblidhen në orën 18:00 tek sheshi “Skenderbeu”, pastaj do të marshojnë drejt stadiumit.

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Royal Antwerp, këto janë çmimet

Nisin punimet në fushën e stadiumit “Riza Lushta”, 89-shi falënderon FFK-në