Udhëheqësi i bandës shqiptare: Nuk e vodha shtëpinë e Messit sepse e respektoj atë

Thyerjet dhe grabitjet në shtëpitë e të famshmëve po kthehen në trend të rrezikshëm.

Gazeta e madhe spanjolle, AS, ka intervistuar udhëheqësin e një bande shqiptare ku ka treguar për mediumin e fuqishëm spanjoll disa nga vjedhjet e mëdha.

Është Carlos Quilez ai që e intervistoi kreun e hajdutëve në emisionin “Sumario Abierto”. Atij i është referuar si Alberto. Janë përmendur vjedhjet në shtëpitë e Karim Benzemas, Cristiano Ronaldos dhe Johan Cruyffit, shkruan AS.

Atij i është referuar si Alberto. Janë përmendur vjedhjet në shtëpitë e Karim Benzemas, Cristiano Ronaldos dhe Johan Cruyffit, shkruan AS.

“Ne e grabitëm Benzeman në rastin kur ai e kishte të pamundur të na zinte”, tha Alberto. “Ne gjithashtu provuam të vjedhim në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse”.
Ka përmendur një futbollist të veçantë që nuk e ka shënjestruar dhe nuk do ta shënjestronte. Ai quhet Lionel Messi. Madje deklaroi se ai dhe të tjerët kishin mundësi për ta grabitur Messin”, ka shkruar AS.

“Disa herë kam ndalur njerëzit që donin të vidhnin në shtëpinë e Messit, njerëzit që më kanë pyetur, por unë nuk mund t’i ndalojë të gjithë. Atëherë kam mundur dhe jam krenar për këtë”, ka deklaruar udhëheqësi i bandës.

Ai ka theksuar se kanë mundur ta grabisin shtëpinë e prindërve të Messit.

“Rreth një vit më parë të tjerë e ofruan (për vjedhje) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta shikuar, sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij”.

Rrahmani mungon me Napolin për të luajtur me Kosovën

Jude Belligham planifikon të ardhura edhe jashtë futbollit