3-2 në favor të vendasëve, ka përfunduar takimi i sotëm i grupmoshave U-19 në mes Ulpianës dhe Vjosës, raporton Gazeta Olle.
Ulpiana me këtë fitore është ngjitur djeshëm në tablë dhe tashmë ka 6 pikë në 3 ndeshje të luajtura.
Ndeshja ishte shumë e barabartë dhe me kthesa në rezultat.
Ulpiana avansoi e para, por pastaj u befasua nga dy gola të mysafirëve para se krejt në fund ndeshja të fitohej nga vendasit falë golit të Suad Sylës.