U zhvilluan ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futsall

Gjatë fundjavës që e lamë pas janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futsall.

Në këtë rreth të garave janë përfshirë vetëm skuadrat e Ligës së Parë, e ku tutje u kualifikuan kryesisht skuadrat favorite.

Rrethi i parë i Kupës së Kosovës në futsall

Vjeshta – Obiliqi 3:6

Fidacom – Rahoveci 2019 2:3

Vitia – Kastrioti 12:1

Vjosa – Përlepnica 8:1

Rahoveci – Mitrovica 6:7

F.Vraniqi – Jetoni F 4:7