U transferua te Egnatia, por mendja e tij mbetet te Shqipëria

Mbrojtësi i Egnatias, Frederic Veseli ka folur së fundmi për “OraNews” duke treguar arsyen se përse u transferua te rrogozhinasit. Ndër të tjera, Veseli tregon që ka pasur edhe oferta të tjera nga Superiorja, duke zbuluar emrin e njërit prej klubeve shqiptare. Gjithashtu, mbrojtësi ka folur edhe për një rikthim të mundshëm në Kombëtaren kuqezi.

“Më erdhën disa oferta nga Shqipëria. Kam takuar shumë presidentë të Superiores para se të transferohesha te Egnatia, por Demrozi ishte më seriozi nga të gjithë. Zemra më tha që të transferohesha te Egnatia, por projektin dhe lojtarët. Në pak kohë ka arritur gjëra të rëndësishme, doja të jepja kontributin tim.

Dinamo më ka bërë ofertë, por edhe disa skuadra të tjera kanë treguar interesin e tyre. Dua t’i falenderoj për ofertën dhe fatkeqësisht nuk zgjodha të shkoj atje. Ky është futbolli, nuk mund të shkoj me 2-3 skuadra.

Me Veselin kam folur në kohën e Europianit, por unë isha pa ekip. Nuk kemi një marrëdhënie përveçse trajner-lojtar. Nuk e pres një ftesë momentalisht, pasi kam pasur shumë kohë pa aktivizim, por performancat dhe vlerat duhet t’i tregoj edhe në këtë kampionat. Siç ka qenë gjatë 8 viteve të fundit, nëse trajneri ka nevojë, jam gjithmonë gati për Shqipërinë”, është shprehur futbollisti i rrogozhinasve.

Fitore dramatike e Yllit ndaj Borës

Romës nuk po i ecën as këtë edicion, trajneri afër shkarkimit