U shkarkua nga Roma, Jose Mourinho dëshiron të marrë drejtimin e ish-skuadrës

Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës më 16 janar dhe aktualisht është i papunë.

Sipas “Daily Mail”, portugezi ka shprehur dëshirën për të qenë sërish trajner i Manchester United.

“Ambicia e tij është të kthehet tek United. Ai mendon se ka punë të papërfunduar dhe misioni i tij është të kthehet atje”, ka zbuluar një burim i afërt me “Special One”

Mourinho mbërriti tek Machester në vitin 2016 për të zëvendësuar Luis Van Gaal. Ai fitoi tre tituj në sezonin e tij të parë (Community Shield, Ligën e Europës dhe Kupën e Ligës) përpara se të shtonte një të katërt sezonin e ardhshëm (Kupën FA), si dhe të renditej në vendin e dytë në Premier Ligë (19 pikë mbrapa Manchester City).

Pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2021, ai u shkarkua në dhjetor të 2018-ës për “objektiva të paplotësuara sportive” dhe mbi të gjitha për mosmarrëveshje me pronësinë dhe disa lojtarë. /Gazeta Olle/

Qëndrim Zyba bën hapin e madh në karrierë, transferohet te Legia e Varshavës

Berisha i gatshëm për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij në Kupën e Austrisë