U rrah brutalisht në Shkup – ndërron jetë sportisti i njohur

Hendbollisti nga Kroacia, Denis Tot, ka vdekur të premten në spitalin e Shkupit. Mediumet kroate kanë njoftuar se 27-vjeçari nuk arriti të shërohet pasi ishte në gjendje të rëndë.

“Ike shumë shpejt, i dashur, prehu në paqe. Asgjë nuk do të jetë e njëjtë pa ty”, ka shkruar vëllai i tij i vogël Boris në rrjetet sociale.

Rrethanat janë ende të paqarta, informacionet e para kanë qenë për një sulm fizik ndaj tij prej të cilit ka pësuar lëndime të rënda, të cilin nga spitali i Shkupit e kanë mohuar duke thënë se bëhet fjalë për arrest kardiak.

“Ajo që është e çuditshme në të gjithë historinë është se në të nuk kishte asnjë gjurmë dhune. Ai është sjellë në klinikën tonë në gjendje kritike dhe zemra nuk i rrihte”, tha drejtoresha e spitalit në Shkup, Maja Mojsova.

Mirëpo, një burim nga spitali i Shkupit ka konfirmuar se në një lokal nate ka ndodhur sulm fizik ndaj hendbollistit kroat.

“E kanë goditur me grushte, por edhe me shkopinj. Ai kishte fraktura të shumta në të gjithë trupin”, ka thënë burimi.

Hot, verën e shkuar iu bashkua ekipit Butel të Shkupit nga Ohri. Pjesën më të madhe të karrierës, ai e ka kaluar tek ekipi nga Spanja, Ademar Leon. Ai gjithashtu luajti për Bruckun austriak dhe Poreçin dhe Bjelovarin.

Orari i Kosovës në turneun e YDF-së

Federata Gjermane e Futbollit merr vendim për ndeshjen ku Bayern Munichu luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburgut