U rikthyen në “Old Trafford” pas 14 muajsh, kjo ishte atmosfera zjarrtë nga tifozët e Unitedit (Video)

Po zhvillohet java e 37-të në Premier Ligën Angleze. 

Manchester United është duke u përballur me Fulhamin në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Olle.

Kjo sfidë është duke u ndjekur nga afër nga 10 mijë tifozë që kanë zënë shkallët e stadiumit për të përkrahur skuadrën e tyre.

Kjo gjë është duke ndodhur pas më shumë se një viti mungese të tifozëve për shkak të pandemisë.

Në momentin që lojtarët zbritën në fushë për ngrohje, tifozët kanë pritur me atmosferë të zjarrtë skuadrën e tyre pasi ata po shohin nga afër lojtarët pas 14 muajve.

Qeveria angleze ka lejuar skuadrave që të hapin dyert e stadiumeve për tifozë në dy xhirot e fundit të kampionatit në një numër të caktuar, pra 10 mijë sosh./Gazeta Olle/