“Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019-2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion.
Ngo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor: fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore”, shkruante klubi Tirana. Anglezi, në fakt, ditën e hënë ka komplikuar marrëveshjen me bardheblutë, duke nxjerrë yçklat e zakonshme, por në lojë ka hyrë presidenti Refik Halili, i cili ka mbyllur marrëveshjen, duke komunikuar drejtpërdrejt me Ngonë.
Ndërhyrja e Halilit bëri që anglezi të fitojë kontratën, sepse në të kundërt, Ngoja do të vazhdonte të mbante në ajër bardheblutë. Pas firmës mësohet se rroga e Ngosë do të jetë rreth 8000 euro në muaj, një shumë që anglezi ka marrë te Tirana edhe më parë. Lojtari do të jetë ditën e enjte për t’iu bashkuar bardhebluve në stërvitje.