U raportua se e gjuajti shiritin e kapitenit në tokë, vjen reagimi i Hamdi Namanit

Llapi ka marrë fitore të madhe me rezultat 4-1 ndaj Pheonix në Kupën e Kosovës.

Llapjanët me këtë fitore kanë kaluar në raundin tjetër, derisa kapiteni Hamdi Namani ka dalë me një reagim.

Ishte shpërndarë një video kinse Namani ka gjuajtur shiritin e kapitenit në tokë, por kapiteni llapjan ka thënë se ndihet mirë te Llapi dhe ishte vet ai që kërkoi zëvendësim për shkak të ngarkesës dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen.

Njoftimi i plotë nga Hamdi Namani:

Të dashur tifozë. Sapo e pash një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në ndeshjen e sotme për Kupë kisha ngarkesë dhe nuk po mund ta vazhdoja ndeshjen, pastaj kërkova ndërrim nga shtabi teknik. Isha shumë i mllefosur në vetveten time sepse doja të luaja ende dhe t’i ndihmoja ekipit e në momentin e zëvendësimit duke dalë nga fusha, shiritin e kapitenit ia kam dhuruar Musollit por asesi nuk e kam gjuajtur.
Iu bëj me dije se asnjë reagim nga ana ime nuk ka të bëj as me bashkëlojtarët, as me shtabin teknik as me Kryetrajnerin sepse këtu jam duke ndjerë veten më mirë se asnjëherë tjetër dhe jam shumë i etur për të kontribuar edhe më shumë për klubin.
Ne jemi të bashkuar, unik dhe të lidhur njëri-tjetrin sepse kemi një organizim shumë të mirë brenda klubit me kushte, staf profesional dhe kryesi shumë korrekte.
Shpresoj që askush të mos ndjehet keq nga pamjet e publikuara sepse realiteti nuk qëndron ashtu siç është komentuar nga njerëz të caktuar I juaji dhe gjithmonë në shërbim të ngjyrave të klubit të zemrës, zv.Kapiteni, Lum Namani. /Gazeta Olle/

Dy futbollistë të rëndësishëm konfirmojnë largimin nga Suhareka

Valentina Metaj, talentja që po udhëheq drejt sukseseve Përfaqësuesen e Kosovës për femra: Ndjenjë e mrekullueshme të luaj dhe shënoj për vendin tim