U raportua për një zënkë mes tyre, Neymar publikon bisedat me Donnarummën

PSG u eleminua mbrëmë nga Real Madridi në 1/16 e finales së Champions League, pas një rikthimi senzacional nga mbretërit. 

Pas përfundimit të ndeshjes u raportuar për se në dhomat e zhveshjes së parisienëve ka ndodhur një përleshje në mes të Neymarit dhe Donnarummas, shkruan Gazeta Olle.

Kjo pas gabimit të portierit në golin e parë të cilin e shënuan “Los Blancos”.

Pas kësaj, sulmuesi brazilian publikoi bisedat që kishte bërë me portierin, ku ky i fundit i dërgon lajmin për zënkën e tyre dhe i shkruan: “Më fal për dje. Ky informacion është i papranueshëm”.

Më pas Nejmari i shkruan: “Amigo! Qetë! Mund të ndodh në futboll… Ne jemi një ekip dhe jemi me ty. Je ende shumë i ri dhe do të fitosh shumë! Ngrihu dhe vazhdo”./Gazeta Olle/

Batatina: Është dashur ta mundim Drenicën, rrezikova kur mora këtë vendim

Lista e golashënuesve në Superligë: Progni rrezikohet nga Uka që po kalon në formë fantastike