Përforcimi i ri i Rabotniçkit, Armend Alimi ka rezultuar i pa fat, pasi mesfushori kumanovar është lënduar në fazën përgatitore me ekipin e tij, duke mbyllur kështu para kohe sezonin.
Klubi i Rabotniçkit ka njoftuar përmes faqes zyrtare se futbollisti i tyre Alimi është lënduar në Antalia, duke dëmtuar tendinën në këmbën e majtë.
Për të njëjtën Armend Alimi iu ka nënshtruar një operimi, i cili është kryer me sukses, ndërsa mesfushori do të mbetet jashtë fushave për 6 muaj.
Alimi ka lënë Shkëndijën pas sa viteve, për të kaluar te Rabotnicki.
Duket se mesfushori, debutimin zyrtar me klubin e ri, do ta bëjë kampionatin e ardhshëm.