U prezantua te Ballkani, Prekazi vjen me një postim: U largova me kokën lartë, e nisë një sfidë të re

Arbër Prekazi edhe zyrtarisht sot ka nënshkruar me KB Ballkanin.

Ish-futbollisti i Feronikelit është prezantuar në selinë e ‘Xhebrailave’ shkruan Gazeta Olle.

Për transferimin e tij te Ballkani, Prekazi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë postimi origjinal i tij:

Miq dhe dashamirë

Qytetarë të Drenasit që shumë më respektuat , bashkëlojtarë , tifoz që gjithmonë më përkrahët , President Naser Ramaj që gjithmonë pate besim në mua , faleminderit për 2 vite e gjysmë plot korrektësi e shumë suksese . Po largohem me kokën lartë , duke lën pas vetes djersë , angazhim e shumë kupa .

Tash po e nisë një sfidë të re për mua , po i bashkohem FC Ballkanit , një prej klubeve më korrekte në Kosovën e pas luftës , krejt kjo falë punës së presidentit Arsim Kabashi , një klubi me synime e projekte të qarta . Me atomin e fundit me djersë dhe përkushtim do te mundohem të ju shpaguaj besimin tuaj.