U pickua nga bleta, Ronaldo mungon ndaj Kroacisë

Ashtu siç ka ndodhur gjatë kësaj jave, edhe ditën e djeshme Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur me shokët e skuadrës së Portugalisë për shkak të infeksionit në njërin nga gishtat e këmbës së djathtë.

Sipas “Football Italia”, ky infeksion është shkaktuar nga pickimi i bletës.

Në këtë pikë, aktivizimi i kapitenit në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë është seriozisht në dyshim.

Një lëndim i pazakontë që mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit portugez.

Edhe trajneri Santos, në konferencën për shtyp konfirmoi se me shumë gjasa, CR7 nuk do të jetë në fushë ndaj Kroacisë, për shkak të këtij pickimi.

Një lëndim i pazakontë dhe absurd ky për yllin e Juventusit.