U përshëndetën në fund të ndeshjes, trajneri serb zbulon fjalët që ia tha Granit Xhaka

Të gjithëve u ra në sy takimi i shkurtër i Granit Xhakës pas ndeshjes me përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic.

Përzgjedhësi serb po e priste Xhakën te tuneli dhe e përshëndeti atë, derisa video në fjalë është bërë virale.

Ka qenë një përshëndetje që ka bërë xhiron e botës pas përplasjeve të mëparshme të Zvicrës dhe Serbisë.

Ndërkohë vet trajneri serb pas ndeshjes ka zbuluar edhe fjalët që ka shkëmbyer me Granit Xhakën.

“Xhaka më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që futbollistët patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkovic.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore nga tifozët vendas.

Gjatë gjithë ndeshjes kishte kore kundër Kosovës, derisa sa herë prekte topin Granit Xhaka tifozët e vërshëllenin atë.

Nga bllokimi i Granit Xhakës te fusha skandaloze, yjet e Zvicrës gjejnë ‘fajtorin’ për humbjen

Barcelona ende i paguan Messit 12 milionë euro në vit për shkak të një marrëveshjeje speciale