U përfshi në një sherr masiv, portieri i kombëtares angleze nën hetim nga policia

Numri një i kombëtares angleze dhe i Evertonit, Jordan Pickford, është përfshirë në një sherr masiv në një lokal nate të dielën në mbrëmje.

Lajmi është bërë me dije nga mediat angleze që nënvizojnë se për këtë ngjarje ai është duke u hetuar nga policia e Liverpoolit.

Pickford është ngacmuar në “pub” dhe, sipas “The Sun”, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të tij. Nga debati sherri ka degjeneruar në grushte ku një person ka mbetur me hundën të thyer.

Policia po kërkon persona okularë në ngjarje, por sipas gazetës britanike, për momentin nuk ka të dhëna se Pickford ka sulmuar ndonjë person.

Vetëm një xhiro në pranverë, rokada në renditjen e BKT Superligës së Kosovës

Zyrtare: Leotrim Bekteshi nënshkruan me skuadrën norvegjeze