U pensionua nga futbolli, Sergio Aguero ka disa oferta për të ardhmen e tij

Sergio Aguero u desh të largohej nga futbolli për shkak të një problemi në zemër, por ish-lojtari i Barcelonës do të ketë tashmë katër propozime për të nisur një fazë të re në jetën e tij.

Sipas Marca, Manchester City dëshiron që ai të jetë ambasador i tyre, sepse Aguero është një legjendë e klubit anglez. Ish-sulmuesi ka shënuar 260 gola në 390 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-reprezentuesi do të ketë edhe dy mundësi për të punuar në Argjentinë, ku mund t’i bashkohet ekipit trajner të Lionel Scaloni ose të jetë pjesë e stafit të skuadrave më të reja.

 

 

Nëse Aguero dëshiron të shkojë në anën tjetër, ish-sulmuesi ka edhe një ftesë për të qenë komentator televiziv.

Kumbulla i propozohet Napolit, Spaletti merr vendim

Zyrtare: Talenti kosovar transferohet te Malmo FF