U paraqit në kualifikime me Kosovën U19, Igball Jashari synon edhe Kombëtaren A

Igball Jashari është njëri nga futbollistët e ri që Kosova mund të llogaritë në të ardhmen.

Futbollisti i Prishtinës, sulmuesi i krahut, Igball Jashari sapo ka mbyllur duelet kualifikuese me Kosovën U19 duke u aktivizuar në tre ndeshjet me mbi 120 minuta lojë dhe titullar kundër Spanjës.

Megjithëse Kosova nuk ia doli të kualifikohet, ishte kjo përvojë e madhe për të gjithë lojtarët dhe në veçanti e Jasharit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FC Prishtinës, përvojen me Kombëtaren e Kosovës U19 e ka cilësuar si një përvojë pozitive që do t’i duhet në të ardhmen.

“Keqardhje që nuk ia dolëm të kualifikohemi. Ndërsa këto tre ndeshje për mua ishin mësim dhe eksperiencë e madhe, sidomos kur ndeshesh me këso emra Përfaqësuesesh si Spanja.” ka thënë Jashari.

E synimet e tij tashmë janë të vazhdoj me grupmoshat tjera dhe më e rëndësishmja, të bashkohet me Kombëtaren A.

“Normalisht synimet e mija tani janë Kombëtarja U21 e pse jo në të ardhmen edhe “A” që të vazhdoj ,e sukses t’i mbroj ngjyrat e vendit tim ashtu siç kam vepruar me U17 dhe U19.” përfundoi sulmesi i Prishtinës. /Gazeta Olle/

Dinamo Zagreb e uron shqip Arbër Hoxhën për debutimin në Kombëtaren shqiptare

Shabani publikon listën e Kosovës për dy ndeshjet me Poloninë