U ofendua nga tifozët e West Hamit, shikoni reagimin epik të Pogbas (VIDEO)

Manchester United arriti të triumfonte me rezultatin 1-2 ndaj West Hamit, në një përballje dramatike. Jesse Lingard realizoi golin e dytë për “djajtë e kuq” në minutën e 89-të, teksa Nobël, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të, duke i falur 3 pikët skuadrës së Solskjaer.

Ky rezultat nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas, të cilët në përfundim të ndeshjes, ofenduan mesfushorin e Unitedit, Paul Pogba, teksa ky i fundit ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.

Francezi u përfshi në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte mesfushorit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.

Ky reagim epik i Pogbasë, ka bërë xhiron e internetit. Për më tepër shikoni pamjet:

Ronaldo ofron mbështetjen e tij për futbollistin Danny Hodgson që lufton për jetën

Begolli pas fitores ndaj Lirisë: Kemi marrë një fitore të madhe