U njoftua për largimin e tyre, por dy yjet e Prishtinës mund të qëndrojnë në klub

Pavarësisht gjithçka që është folur Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici mund edhe të qëndrojnë tek Prishtina. 

Burime të sigurta bëjnë me dije se dyshja e futbollistëve ka qenë mbrëmë në takim me aksionarin më të madh Rrahman Haradinin dhe disa prej zyrtarëve të tjerë të Prishtinës teksa është diskutuar për detajet që do e zgjasnin bashkëpunimin mes palëve.

Problemi kryesor në gjetjen e marrëveshjes për momentin është pjesa e borxhit që klubi u ka lojtarëve teksa trajneri i ri i kryeqytetasëve, Ismet Munishi e dëshiron qëndrimin e Gledi Micit madje si kapiten./Arbon Flugaj

Kontrata i mbaron në nëntor, trajneri italian rrezikon largimin nga Kombëtarja shqiptare

Ballkani mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Kampionëve